Rrëmbyen një 48-vjeçar dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

Rrëmbyen një 48-vjeçar dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.Punohet intensivisht për kapjen e tyre. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata. Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët. Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve...