Gërmime arkeologjike në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në Çiflig

Gërmime arkeologjike në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në Çiflig

 Nga Julia Vrapi Të dhëna të rëndësishme arkeologjike po dalin nga gërmimet në kuadër të projektit “Çuka e Ajtoit”. Përgjatë muajit qershor, projekti shqiptaro-italian “Çuka e Ajtoit” ka vijuar gërmimet arkeologjike në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në fshatin Çiflig, në Bashkinë e Konispolit. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën me dije se gërmimet në qytetin antik të Çukës së Ajtoit janë përqendruar në kompleksin e quajtur “Pallati”, ku po dalin të dhëna të rëndësishme arkeologjike për jetëgjatësinë e vendbanimit, si dhe për funksionin e godinave të kompleksit. “Në gërmimet e kryera në dyshemenë e bazilikës mesjetare u dokumentuan disa varre të së njëjtës periudhë”, shprehet DRTK Vlorë ndër të tjera. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore –...