Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump: Izraeli pranon kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza
Presidenti Donald Trump tha të martën se Izraeli kishte “rënë dakord për kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim në Gaza, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet. Dy zyrtarë të administratës thanë se Hamasi ende duhej të binte dakord me marrëveshjen. Në një postim në rrjetin social Truth, Trump tha se Katari dhe Egjiptianët do ta zbatonin atë. “Përfaqësuesit e mi patën sot një takim të gjatë dhe produktiv me izraelitët për Gazën”, shkroi Trump. “Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për të finalizuar ARMËPUSHIMIN 60-ditor, kohë gjatë së cilës ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës. Katarianët dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen...