ANALIZA e BBC: Pse një “luftë e ashpër tregtare globale” duket e pashmangshme pas tarifave të vendosura nga Trump

ANALIZA e BBC: Pse një “luftë e ashpër tregtare globale” duket e pashmangshme pas tarifave të vendosura nga Trump

Ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë botërore do të jetë i madh. Ato mund të maten nga grafiku i të ardhurave të SHBA-së nga tarifat, që do të arrijnë nivele të papara në një shekull – madje përtej atyre të mbrojtjes tregtare të viteve 1930. Ose nga rëniet e menjëhershme në tregjet e aksioneve, veçanërisht në Azi. Por matja e vërtetë e këtyre ndryshimeve do të jetë transformimi i rëndësishëm i rrugëve të vjetra të tregtisë globale. Në thelb, kjo është një tarifë universale prej “10% mbi të gjitha importet në SHBA”, që do të hyjë në fuqi të premten në mbrëmje. Përveç kësaj, dhjetëra vende të cilësuara si “shkelësit më të mëdhenj” do të tarifohen në mënyrë reciproke për suficitet e tyre tregtare. Tarifat...