Digjte mbetjet urbane pranë pyllit të Sodës në Vlorë, vihet në pranga 38-vjeçari

Digjte mbetjet urbane pranë pyllit të Sodës në Vlorë, vihet në pranga 38-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38-vjeçari, i cili në mënyrë të përsëritur u vinte zjarrin mbetjeve urbane, duke vbënë në rrezik banesat dhe zonën e mbrojtur të pyllit të Sodës. Njoftimi: Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, në një grumbull mbetjesh urbane, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth si dhe zonën e mbrojtur të pyllit të Sodës, arrestohet 38-vjeçari. Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo dhe atyre nga pakujdesia, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin: E.I., 38 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Ky shtetas, në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në...