Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Letrëkëmbimi virtual me Farage’/ Kedhi: Rama kërkon vëmendje ndërkombëtare, shqiptarët largohen me gomone
Anëtari i platformës Brain Gain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka “një problem të madh” dëshirën për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, veçanërisht në raport me personalitete ndërkombëtare. Kedhi kujtoi sjelljen e Ramës me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe mënyrën si sillet në samitet ndërkombëtare apo në takime me liderë të huaj. “I pëlqen vëmendja,” tha Kedhi, duke shtuar se në ditët e nxehta të verës, kur Shqipëria po përballet me zjarre të pakontrolluara dhe mungesë uji në shumë zona si Vlora, qeveria përpiqet të tërheqë vëmendjen me tema të rreme. Sipas tij, për t’i shmangur këto probleme reale, Rama krijon “përballje fake” me figura si...