Trump kërcënon Muskun me deportim: Ndoshta do t’i dërgojmë “DOGE”, është një përbindësh!

Trump kërcënon Muskun me deportim: Ndoshta do t’i dërgojmë “DOGE”, është një përbindësh!

Donald Trump dhe Elon Musk SHBA- Pikërisht kur menduam se gjakrat ishin shuar, përplasja Trump-Musk rikthehet më e fortë se kurrë. Grindja më e fundit midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe miliarderit dhe themeluesit të Tesla-s, Elon Musk, shpërtheu për shkak të projektligjit të madh të Trump për taksat dhe shpenzimet qeveritare, i njohur si "Big Beautiful Bill". Musk e ka kritikuar publikisht dhe ashpër ligjin, duke pretenduar se do të rrisë borxhin e SHBA-së dhe do të favorizojë industritë e vjetruara, dhe ka bërë thirrje për formimin e një partie të re politike si një alternativë ndaj sistemit dypartiak. Ai gjithashtu ka kërcënuar të financojë kandidatët kundërshtarë (demokratët)që do të votojnë kundër projektligjit në Kongres. Po ashtu lajmëroi edhe njëherë se i qëndronte idesë...