Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane

Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, shprehet krenare për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Për të vlerësimi i Komisioneres Marta Kos për hapjen e tri grupkapitujeve në vetëm 6 muaj dhe mbi të gjitha mundësia për t’i hapur të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti, është një motivim më shumë për punën e qeverisë. ”Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Vlerësimi i Komisioneres Marta Kos për hapjen e tri grupkapitujeve në vetëm 6 muaj dhe mbi të gjitha mundësia për t’i hapur të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti është një motivim më shumë në rrugën që kemi nisur. Më afër se asnjëherë drejt ëndrrës shumëvjeçare të çdo shqiptari, Shqipëria në BE, e barabartë mes të barabartëve”,-Balluku.