Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune; Masat e propozuara

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune; Masat e propozuara

Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash nga zhvlerësimi i euros dhe rritjet e kostove në sektorin fason pritet që pas përfundimit të muajve të verës të nisë sërish mbyllja e fabrikave dhe shkurtimi i vendeve të punës.Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor. Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri...