Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025

Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025

Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të zhvillojë patrullime të përbashkëta me Policinë e Shtetit të Shqipërisë në territorin shqiptar. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, i cili parashikon shërbime të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit veror.Memorandumi u firmos sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.Në komunikatën e përbashkët thuhet se shërbimet do të fillojnë më 1 korrik 2025 dhe synojnë rritjen e sigurisë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, si dhe menaxhimin më efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin...