Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Sezoni turistik, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës për policimin rrugor
                            Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet; Shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor. Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive,...