Alarm shëndetësor në Greqi/ Fermeri 72-vjeçar vdiq nga sëmundja e rrallë e transmetuar nga rriqrat, infektohet mjeku

Alarm shëndetësor në Greqi/ Fermeri 72-vjeçar vdiq nga sëmundja e rrallë e transmetuar nga rriqrat, infektohet mjeku

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë ngritur alarmin pas një rasti vdekjeprurës me ethet hemorragjike të Krimesë-Kongos, një sëmundje virale e rrallë në Evropë, por që ndonjëherë shfaqet në vendet e Ballkanit dhe Mesdheut. Viktima ishte një fermer 72-vjeçar që merrej me bagëti dhe u infektua nga një rriqër. Ai u shtrua në spitalin e Larisës, ku ia transmetoi sëmundjen mjekut që e trajtoi, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Në total, 25 persona janë vendosur në karantinë, përfshirë kontakte të ngushta dhe staf mjekësor, ndërsa 10 prej tyre konsiderohen si pjesë e grupeve me rrezik të lartë. Deri tani, nuk raportohet asnjë rast tjetër i sëmurë. Ky është rasti i parë i raportuar në Greqi që nga viti 2018. Qendra Evropiane për Parandalimin...