Fjalim i fortë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi para piramidës së drejtësisë

Fjalim i fortë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi para piramidës së drejtësisë

Edhe këtë herë, si para një viti, Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë ngriti sot disa probleme e shqetsime në Konferencën Kombëtare ku ishin pjestarë të Kupolës së drejtësisë e cila u zhvillua me magjistratët e rinjë Sokol Sadushi ishte edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Ai ka folur hapur, me kurajo qytetare e profesionale për shumë probleme të cilat e kanë bërë me të ngadaltë apo disa herë asfiksues mekanizmin e sistemit të drejtësisë, kur të tjerë në piramidën e drejtësisë heshtin apo bëhen palë me avashllëkun në zgjidhjen e këtyre problemeve. Sadushi theksoi ndër të tjera se “sot jemi në një realitet ku ndershmëria shpesh shoqërohet me frikë, ku integriteti ndonjëherë mbetet i izoluar, ndërsa konformizmi...