DASH do t’i heqë ‘non gratën’ Berishës? Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova, ja si hiqet masa

DASH do t’i heqë ‘non gratën’ Berishës? Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova, ja si hiqet masa

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, është shprehur se sanksionet ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë vendosur pa prova konkrete, por në bazë thashethemesh, të përcjella nga ambasada e SHBA në Tiranë për në Uashington. “Ky legjislacion që krijoi këtë tip sanksioni u themelua gjatë administratës së parë Trump në vitin 2018 dhe ishte një përpjekje për të gjetur një mënyrë më efeciente për të vënë sanksione mbi njerëz të akuzuar për korrupsion”, ka thënë Moore në një intervistë për A2 CNN. Ai vlerëson se programi për shpalljen “non grata” të politikanëve ka shumë të meta dhe duhet të rishikohet. “Fatkeqësisht, në opinionin tim personal, ka pasur disa probleme kyçe me këtë legjislacion. E...