Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Barrikadat në Serbi janë “thyer”/ “Skema” e studentëve për t’ju shmangur Policisë, protestuesit nuk tërhiqen
Pamje nga Serbia BEOGRAD- Policia serbe ka nisur një operacion që në orën 5.00 të mëngjesit të sotëm, duke "çmontuar" të gjitha bllokadat e vendosura nga studentët në Beograd dhe në 27 qytete të tjera. Në shumicën e bllokadave, studentët dhe qytetarët u larguan pa rezistencë, ndërsa në disa raste Policia përdori forcë. Gjatë operacionit policor për të rihapur trafikun në rrugët e qytetit, u kryen dhjetëra arrestime. Studentët njoftuan se nuk do të ndalonin së bllokuari rrugët. Udhëzimet e dhëna në faqen zyrtare të internetit të studentëve janë të qarta për të gjithë: Largohuni kur të vijë Policia, dhe ringrini barrikadat kur efektivët të largohen! Ndërkohë, dhjetra studentë janë në paraburgim. Ata do të përballen me akuza për "veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë...