Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Tarifat e Trump, Afrika e Jugut kërkon një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në
                            Presidenca e Afrikës së Jugut ka bërë thirrje për një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në pas tarifave të Donald Trump. Vendi u godit me një tarifë 30% nga Shtëpia e Bardhë, por taksa prej 25% për importet e makinave gjithashtu mund të ndikojë keq. “Tarifat konfirmojnë urgjencën për të negociuar një marrëveshje të re tregtare dypalëshe dhe reciprokisht të dobishme me SHBA-në, si një hap thelbësor për të siguruar sigurinë tregtare afatgjatë,” tha presidenca në një deklaratë. Top Channel