Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiç. Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava. Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad, ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë, rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiqit, duke goditur ndërtesën me vezë. Një ueb-faqe është krijuar nga studentët organizatorë ku është bërë e ditur se në 30 pika në kryeqytetin serb...