137 vite nga lindja e Marcel Duchamp, revolucionari i artit modern

137 vite nga lindja e Marcel Duchamp, revolucionari i artit modern

Sot, në përvjetorin e 137-të të lindjes së Marcel Duchamp, bota e artit kujton një nga figurat më tronditëse dhe ndikuese të shekullit XX. Si një njeri që nuk u mjaftua me pikturën, Duchamp rrëzoi gjithçka që konsiderohej “art” në mënyrën tradicionale dhe hodhi themelet e artit konceptual modern. Ai nuk ishte vetëm piktor e skulptor, por një provokator i vetë mendimit estetik, një filozof përmes formash. Duchamp nuk kërkoi t’i kënaqte sytë e publikut, por mendjen. Ai e quajti artin e asaj kohe “retinal”, domethënë thjesht vizual, dhe këtë e përçmoi si një limitim të thellë të qëllimit të...