Shkrirje e dy partive? Lapaj: Jam i hapur për të gjitha variantet. Shabani: Mund të kthehesh tek Nisma Thurje

Shkrirje e dy partive? Lapaj: Jam i hapur për të gjitha variantet. Shabani: Mund të kthehesh tek Nisma Thurje

Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj TIRANË- Një debat është ndezur së fundmi mes dy personave që u bënë bashkë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, bëhet fjalë për Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin që garuan nën logon e “Shqipëria Bëhet”. Por, Lapaj duket se nuk është mjaftuar me koalicionin. Në studion e “Debat” me gazetaren Alba Alishani, Lapaj zbuloi se forca politike që ai drejton mund të shkrihet në një parti të vetme me partnerin e koalicionit parazgjedhor, “Nisma Thurje”. “Partia Nisma Thurje është një parti me një anë. Ne jemi Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, që është parti me një anë. Kemi bashkëpunuar për koalicionin parazgjedhor. Me përfundimin e këtij procesi do të rinegociojmë sesi do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë. Para zgjedhjeve ka pasur një...