“Tym i zi”, dështon takimi i Kurtit me partitë politike: Nuk ka marrëveshje për konstituimin

“Tym i zi”, dështon takimi i Kurtit me partitë politike: Nuk ka marrëveshje për konstituimin

Ka dështuar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve të partive politike për konstituimin. Pas takimit kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha për mediat se ftesa e Kurtit vërtetoi dyshimet e forcave opozitare se ajo ishte më shumë një farsë publike, se kishte për qëllimin e mrië zgjidhjen e ngërçit politik. “Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse se qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij. Me lejoni të theksojë se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit...