Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia e Shtetit bën bilancin për marsin, 555 të arrestuar, 500 mijë euro të sekuestruara
Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2025 ka finalizuar 67 operacione policore në vend dhe 20 operacione policore ndërkombëtare, si dhe ka vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit theksoi se “gjatë muajit mars gjithashtu janë sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata, 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni si dhe janë sekuestruar rreth 80 kg kanabis sativa, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza kokaine, si dhe doza heroine”. Sipas Policisë, janë zbuluar dy banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë kanabis sativa. Gjatë punës së saj gjatë muajit mars, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta,...