Lufta dhe paqja me Kinën, Trump “zbut” marrëdhëniet me Xi Jinping: Vulos marrëveshje tregtare!

Lufta dhe paqja me Kinën, Trump “zbut” marrëdhëniet me Xi Jinping: Vulos marrëveshje tregtare!

Nga lufta e doganave tek paqja e vulosur me një marrëveshje tregtare, marrëdhëniet SHBA-Kinë pësuan së fundi një zbutje të beftë. Në përplasjen me Washingtonin, Pekini kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla, çka ndikoi edhe tek kompanitë e BE. Tani, përfaqësuesit e SHBA dhe Kinës kanë rënë dakord të lehtësojnë tarifat. Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Ministri i Tregtisë i SHBA, Howard Lutnick, konfirmoi në një intervistë me agjencinë financiare të lajmeve Bloomberg se marrëveshja me Kinën ishte nënshkruar. Sipas tij, Kina do të furnizojë SHBA me metale të rralla dhe SHBA do t’u japë fund kundërmasave të saj. Sipas Ministrisë së Tregtisë në Pekin, Kina do të shqyrtojë aplikimet...