Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Koreja e Veriut hap “dyert” për 20 mijë vizitorë, Kim Jong Un inauguron resortin luksoz në mes të krizës humanitare në vend
                            Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ka përuruar personalisht një resort luksoz bregdetar në qytetin Kalma, në atë që mediat shtetërore e quajnë një “qytet turistik të nivelit të thesarit kombëtar”, pavarësisht krizës së thellë humanitare që përshkruan jetën e përditshme të miliona qytetarëve në vend. Resorti i ri, pjesë e Zonës Turistike Bregdetare Wonsan-Kalma, përmban hotele shumëkatëshe, parqe ujore dhe akomodim për mbi 20,000 vizitorë. Sipas agjencisë shtetërore KCNA, objekti do të hapet për qytetarët koreano-veriorë më 1 korrik, ndërsa akses për të huajt mbetet i paqartë. Media shtetërore nënvizoi se resorti ndodhet pranë një aeroporti ndërkombëtar dhe një stacioni të ri treni, çka sugjeron ambicie për turizëm ndërkombëtar, megjithëse për momentin pjesëmarrja e huaj është e kufizuar vetëm tek ambasadori rus dhe stafi i...