Akuzat e opozitës, Kryeministria: Udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

Akuzat e opozitës, Kryeministria: Udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

Një video e shkurtër e publikuar nga mediat më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion privat në aeroportin e Hagës gjatë udhëtimit të tij drejt Samitit të NATO-s. Avioni ishte i ndryshëm nga ai qeveritar që përdor zakonisht Rama në udhëtimet e tij zyrtare të viteve të fundit dhe i përkiste tipit “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, duke ngritur pikëpyetje të reja për kostot. Kjo, bëri që opozita dhe Sali Berisha të akuzonin kryeministrin, për shpenzime luksoze. E pyetur nga BIRN se sa kishte shpenzuar qeveria për udhëtimin e Ramës drejt Hagës, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania. “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë...