Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Vrasësi i Twitterit” që vrau dhe copëtoi 9 persona ekzekutohet me varje, ja si i gjente viktimat e tij
                            Një burrë i dënuar me vdekje nga një gjykatë është ekzekutuar në Japoni, në ekzekutimin e parë në arkipelagun aziatik që nga korriku i vitit 2022, raportoi sot transmetuesi publik NHK dhe dy media të tjera kombëtare. Ministria e Drejtësisë, e kontaktuar nga Agence France-Presse, as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi informacionin, duke shpjeguar se do të mbahej një konferencë për shtyp. Sipas tre mediave, burri i varur ishte Takahiro Shiraishi, 34 vjeç, i dënuar me vdekje në fund të vitit 2020 për vrasjen e nëntë personave në vitin 2017. Burri shënjestroi gra të reja ose burra të rinj që shprehën qëllimin e tyre për të kryer vetëvrasje. Ai u tha atyre se mund t’i ndihmonte, madje të vdiste me to. Ai...