Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: “Mos e prekni”
Një kandil deti gjigant me tentakula që maten më shumë se 2 metra është nxjerrë në ujërat e një plazhi në Portland, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë notarët. Kandili i detit gati 2 këmbë i gjerë u pa në ujërat e plazhit Willard në jug të Portlandit, tha qyteti në Facebook. “Mos e prekni! Të pickon”, paralajmëruan autoritetet, duke postuar një foto të kandil deti. “Shikojeni. Është shumë interesante për t’u parë dhe është e bukur. Nëse shihni ndonjë të dalë në plazh, njoftoni një roje bregdetare dhe ai do ta ndihmojë të kthehet në det me një lopatë”, thuhet në njoftim. Sipas New York Post, ky quhet kandil deti me krifë luani (Cyanea capillata) dhe zakonisht gjendet në ujëra më të ftohta, nga...