Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, ja çfarë rekomandojnë mjekët

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, ja çfarë rekomandojnë mjekët

Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit që në fillim të kësaj vere. Tirana sot regjistron 35 gradë, ndërsa dielli përvëlues ka boshatisur rrugët e qytetit. Qytetarët kërkojnë freski kudo ku munden nga uji i ftohtë e deri te hijet e pemëve nëpër parqe apo rrugica. Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë. Ndërkohë, rreziku për goditje nga dielli dhe dehidratim është i lartë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. “Rekomandohet të qëndrojmë gjithmonë të hidratuar, të shmangim alkoolin, kafeinën, pijet energjike. Të vendosim syze dielli, kremra mbrojtës. Rekomandohet që temperaturat në ambientet e shtëpisë të qëndrojnë rreth 25-27 gradë, pra një temperaturë konstante”, tha Naun...