Jo vetëm burim aksidenti…Gazetari: Monopatinat, “mjet shpëtimi” për grupet kriminale

Jo vetëm burim aksidenti…Gazetari: Monopatinat, “mjet shpëtimi” për grupet kriminale

Marrë shkas edhe nga aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë, 25 qershor në kryeqytet, ku një makinë përplasi tre fëmijë të mitur, është ngritur edhe një herë alarmi për rrezikshmërinë e monopatinave. Ndërkohë që shumë shtete të botës kanë marrë masa kufizuese për përdorimin e monopatinave, vendi ynë akoma nuk ka bërë hapa drejt kësaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Merin Maçi sqaroi ndryshimet dhe saktësimet që duhet të marrë Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, për qarkullimin me monopatinë, duke nisur nga sinjalistika, shenjat e qarkullimit, e deri tek rrugët specifike. Megjithatë, sipas asaj që gazetari nënvizon, monopatinat nuk janë vetëm një burim aksidenti, por dhe një mjet transporti që përdoret masivisht nga grupet kriminale. Dhe jo… për t’u...