Kryeministri Sanchez i qëndron besnik vendimit për t’u përjashtuar nga shpenzimet e NATO-s

Kryeministri Sanchez i qëndron besnik vendimit për t’u përjashtuar nga shpenzimet e NATO-s

Bota E Enjte, 26 Qershor 2025 21:16 Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u largua nga samiti i NATO-s, me një përjashtim nga shpenzimet më të mëdha për mbrojtjen. Ai u largua me kërcënime për tarifa të reja nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas AP. Udhëheqësi progresiv spanjoll i ka qëndruar vendimit te tij për t’u përjashtuar nga shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s. Në një reagim ndaj deklaratës së Trump, kryeministri spanjoll Sanchez theksoi se ishte Komisioni Evropian dhe jo Spanja që vendoste për politikën tregtare të bllokut. “Ajo që është e qartë është se politika tregtare është një politikë e drejtuar nga këtu, nga Brukseli”, tha Sanchez. Në samitin e aleancës ushtarake, anëtarët ranë dakord për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së....