Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarje shqetësuese në Durrës, dy vajza përfshihen në përplasje, ndërhyn policia dhe ambulanca
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit. Sipas dëshmitarëve, ngjarja shpërtheu në një moment tensioni të papritur, duke shkaktuar shqetësim tek ata që ishin në zonë. Për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet janë duke hetuar shkakun e këtij konflikti dhe do të ndërmarrin hapa për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Mësohet se vajza nuk ka pranuar të dalë nga makina pa praninë e policisë. Pas mbërritjes së dy furgonave të policisë dhe forcave të “Shqiponjave”, është bërë e mundur shoqërimi i vajzës në komisariatin...