Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Turpi vazhdon në Kosovë, hera e 37-të që parlamenti nuk zgjedh dot kryeparlamentarin
Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është bërë e pritshme. Të mërkurën, më 25 qershor, deputetët e zgjedhur të Kosovës dështuan për herën e 37-të të konstituojnë institucionin ligjvënës dhe për këtë u deshën vetëm rreth dy minuta kohë. Këto përpjekje, që prej 15 prillit, janë shndërruar në një rit që përsëritet çdo të dytën ditë – me saktësi gati kronometrike, por pa asnjë rezultat. Fajtorë – sipas versionit të secilit – janë “ata tjerët”: Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, akuzon partitë opozitare për bllokim, ndërsa këto të fundit kundërpërgjigjen me akuza për papërgjegjësi. Ngjarja duket se ka humbur edhe vëmendjen publike: nuk është më kryelajm, as nuk kap...