Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Japonia në alarm, mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme goditën zinxhirin e ishujve
Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e shtuna, sipas agjencisë kombëtare meteorologjike, që i ka nxitur banorët të “jenë vigjilentë”. Nuk u raportuan dëme të mëdha pas serisë së dridhjeve me magnitudë të paktën një ballë të shkallës Rihter japoneze, të cilat u ndjenë lehtë nga ata që ishin brenda ndërtesave. Tërmetet më të forta të regjistruara që nga e shtuna ishin dy me magnitudë 5.1, njëri të dielën dhe tjetri të martën. Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha në një deklaratë se kishte vëzhguar 474 tërmete rreth grupit të ishujve Tokara, në jug të Kyushu, në skajin jugperëndimor të Japonisë. “Aktiviteti sizmik është rritur. Duke pasur parasysh se kjo zonë ka...