Romë, ekspozitë arti për 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë

Romë, ekspozitë arti për 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë

Të mërkurën u hap në “Accademia Nazionale dei Lincei” të Italisë ekspozita e artit “Drita dhe hija në harmoni, ndarja e përbashkët e bukurisë”, me rastin e 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë. Ekspozita është organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ministria e Kulturës e Italisë, Muzeu i Qytetërimeve i Italisë, Akademia e Arteve të Bukura e Romës, Federata Italiane e Futbollit dhe Këshilli Rajonal i Lacios. Ekspozita përmban më shumë se 200 vepra të bukura nga më shumë se 100 mjeshtër bashkëkohorë të kaligrafisë dhe pikturës kineze, trashëgimtarë përfaqësues të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe mjeshtër të arteve dhe zejeve, si edhe më shumë se 100 vepra arti italiane, pjesë e koleksionit të Muzeut të Qytetërimeve të Italisë. Sinologu, kaligrafi...