Braçe-ministrit Hoxha: Policia bën përmbaruesin privat, ç’ punë kanë me bujqit që mbjellin shalqi

Braçe-ministrit Hoxha: Policia bën përmbaruesin privat, ç’ punë kanë me bujqit që mbjellin shalqi

Erion Braçe TIRANË-Deputeti Erion Braçe ka reaguar me tone të ashpra gjatë fjalës së tij në Kuvned, teksa po diskutohej për projektligjet për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Braçe ngriti shqetësimin se si tokat në periferi të Tiranës nuk po përdoren për bujqësi por për ndërtime.  Deputeti duke kërkuar në Kuvend Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha i adreson pyetjen se pse Policia e Shtetit ndërhyn ndaj banorëve që mbjellin shalqinj dhe pjepër në toka bujqësore që i takojnë shtetit. Braçe u shpreh se Policia bën përmbaruesin privat dhe ua merr tokat bujqve që mbjellin për ta bërë panele fotovoltaike. Sipas tij autoritetet do të duhet të merren me mënyrën se si po tentohet që të vidhet padrejtësisht një tokë që sipas ligjit i takon shtetit.  "Nuk është ministri...