Kërcënimet nga Serbia, ekspertët: Kosova të shtojë vigjilencën, afër me aleatët

Kërcënimet nga Serbia, ekspertët: Kosova të shtojë vigjilencën, afër me aleatët

Lufta në Europë mes Rusisë e Ukrainës por edhe vatrat e reja të krizës në Lindjen e Mesme shoqëruar nga retorika e presidentit serb Aleksandër Vuçiç kanë sjellë shqetësime në Kosovë për mundësinë e ngritjes së tensioneve të reja.Ekspertët e sigurisë thonë se forcat që sfidojnë vlerat perëndimorë mund të sponsorizojnë që të ketë sa më shumë fronte te reja krizash dhe aspiratat e Serbisë që rreshtohet me Rusinë mund të jenë faktor për tensione në rajon.“Rritja e tensioneve globale si lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme janë kërcënuese drejtpërdrejt për Ballkanin por edhe për Kosovën në tërësi. Gjithashtu vlen të ceket se Kosova ka nevojë për vigjilencë të shtuar sidomos në kufi me Serbinë”, tha për A2 CNN, ish-nënkoloneli i policisë Refki Morina.Në...