Moti i keq bën kërdinë në Francë/ Dy persona humbin jetën, njëri prej tyre fëmijë! Përmbytjet shkaktojnë kaos

Moti i keq bën kërdinë në Francë/ Dy persona humbin jetën, njëri prej tyre fëmijë! Përmbytjet shkaktojnë kaos

Moti i keq ka mbërthyer Francën, ku dy persona kanë ndërruar jetë, njëri prej tyre fëmijë. Vendi prej orësh është nën pushtetin e erërave të forta, goditjet e rrufeve dhe përmbytjet, që shkaktuan kaos në të gjithë Francën. Stacionet e metrosë dhe disa rrugë në kryeqytet mbetën nën ujë ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat përfshiu vendin pas një dite tjetër me vapë ekstreme. Një djalë 12-vjeçar vdiq pasi u godit nga një pemë që u rrëzua. Erërat u regjistruan me shpejtësi 114 km/orë. Një burrë, 59 vjeç, u vra kur motoçikleta e tij goditi po ashtu nga një pemë të rrëzuar në Mayenne, në Francën veriperëndimore, sipas gazetës Le Parisien. Në Paris, zjarrfikësit iu përgjigjën 40 raportimeve për pemë të rrëzuara. Shiu gjithashtu depërtoi...