Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
DW: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla në Iran?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit “i shkatërruan ato plotësisht” dhe e kthyen programin bërthamor të Teheranit “në disa dekada prapa”. Në takimin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se regjimi iranian: “nuk do të ndërtojë më bomba për një kohë të gjatë”. Po ashtu Trump i quajti njoftimet e New York Times dhe CNN, se prej sulmeve programi bërthamor i Iranit ishte penguar vetëm për disa muaj si “lajme të rreme” dhe përdori fyerje ndaj gazetës dhe stacionit televiziv. Dëmtime jo shkatërrueseNew York Times dhe CNN kishin njoftuar se sipas vlerësimeve fillestare të shërbimeve sekrete bombardimet amerikane gjatë fundjavës nuk arritën t’i shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit. Sipas raportit të shërbimeve sekrete...