Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis projekti revolucionar për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore, çfarë do të ndodhë
Një projekt i paprecedent shkencor për krijimin e ADN-së njerëzore nga e para ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar, duke hapur një kapitull të ri në biologjinë sintetike dhe mjekësinë gjenetike. I financuar fillimisht me 10 milionë paund nga organizata bamirëse mjekësore Wellcome Trust, projekti synon të ndërtojë seksione të tëra të ADN-së sintetike me qëllimin përfundimtar: krijimin e një kromozomi të plotë njerëzor. Dr. Julian Sale nga Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh e quajti këtë “hapin gjigant të radhës” në biologji. “Po ndërtojmë qeliza rezistente ndaj sëmundjeve, që mund të përdoren për të rigjeneruar organe të dëmtuara si zemra apo mëlçia,” tha ai për BBC News. Megjithatë, projekti ka ngjallur shqetësime etike dhe morale të thella. Kritikët paralajmërojnë për rreziqet e krijimit të...