Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Eksplozivi në servisin e motorëve, policia jep detaje: Lënda plasëse shpërtheu në dritaren e biznesit
                            Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Bashkimi” në Vlorë dyshohet se ka ndodhur pikërisht në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të shtetasit V. B. Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse është vendosur në këtë pikë, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia vijon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar