Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin Fier–Cakran, plagosen tre pasagjere
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Cakran, ku janë përplasur dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes së fortë, tre pasagjere kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30...