Debate për fondin e shpronësimit në Këshillin Bashkiak në Durrës! PD: Vendim në momentin e fundit. PS: Vetë e kërkuat

Debate për fondin e shpronësimit në Këshillin Bashkiak në Durrës! PD: Vendim në momentin e fundit. PS: Vetë e kërkuat

Ardian Muka DURRËS-Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës për ndryshimin e vlerës së shpronësimit për disa njësi tregtare, të prekura nga projekti i rijetëzimit të zonës arkeologjike pranë Amfiteatrit Antik. Diskutimet mes opozitës dhe mazhorancës ishin edhe për fondet e papërdorura nga buxheti i vitit të kaluar. Sipas opozitës, rreth 30% e buxhetit ka mbetur pa u investuar për qytetarët. “Nuk jemi dakord që një propozim kaq i rëndësishëm të vijë në momentin e fundit. Më vjen mirë që e keni sjellë si material për diskutim, por ne nuk jemi dakord për mënyrën sesi po veprohet nga ana bashkisë dhe me këshilli. Nuk mund të vij materiali kështu. Koha dijhet duhet të jenë 5 ditë ta shqyrtuar. Na e sillni materialin sot...