Ndryshimi i ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare

Ndryshimi i ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare

Pak muaj më pare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dorëzoi në Kuvend një projektligj të plotë për shqyrtimin e investimeve të huaja, i bazuar në rregulloren e Bashkimit Europian dhe standardet e OECD e SHBA-së. Ligji synon të mbrojë sektorët strategjikë të vendit nga investime që vijnë nga aktorë të tretë si Kina, Rusia apo Irani, të cilët nuk përfaqësojnë partnerë strategjikë për Shqipërinë. Propozimi i hartuar nga Tabaku u konsultua me partnerët ndërkombëtarë dhe përfshiu ndryshime të dobishme për të saktësuar rolin e qeverisë dhe të Kuvendit në procesin e filtrimit të investimeve. Por mazhoranca e la projektligjin në sirtar, duke mos e marrë në shqyrtim për muaj me radhë. Vetëm pak javë pas zgjedhjeve, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, ka paraqitur një...