13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…
Një aksident i rëndë në Greqi 13 vite më parë, një periudhë kome dhe humbja e kujtesës, por ende asnjë përgjigje për autorin e ngjarjes apo dëmshpërblimin e mundshëm. Mirjani ka sjellë këtë të diel, më 25 tetor, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tezen e tij, Mozën, me të cilën kërkon të zbardhë çfarë ka ndodhur pas aksidentit. Ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga procedurat e kryera në atë kohë dhe dyshon se mund të jetë marrë një dëmshpërblim pa dijeninë e tij. Nga ana tjetër, Moza i mohon akuzat, duke i cilësuar ato të padrejta, ndërsa përballja mes tyre nxjerr në pah pikëpyetjet që vijojnë ta shoqërojnë Mirjanin prej vitesh. Mirjani: Atje ka qenë Tahirja dhe ajo është marrë me të gjithë...
Burimi:
javanews.al