13 të dëmtuar pas protestës, 6 policë e 2 gazetare mes të lënduarve! Një kalimtar shtrohet në spital
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës së sotme ku mes të dëmtuarve janë protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe kalimtarë. Sipas njoftimit të ministrisë tre protestues janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Dy prej tyre janë larguar pas konsultës me mjekët, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet në urgjencë. Ndërkohë në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat janë larguar pas ekzaminimeve në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit të raportuar me dëmtime nga mjete të forta në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm...
Burimi:
zeri.ai