Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni ‘Koordinata’ në Shkodër: Asgjësohen mbi 3600 bimë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve
Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në disa zona të qarkut janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 3679 bimë dhe fidanë të dyshuar si Cannabis Sativa. Një inxhinier pyjesh është proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, ndërsa hetimet për autorët vijojnë. Operacioni mbetet ende në zhvillim. Njoftimi i policisë: Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 265 fidanë dhe 3414 bimë të dyshuara narkotike...