Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Nga Albert Vataj Si pak ikje që vijnë për të na thënë, se meritojnë t’i përkasin kujtesës, ishte edhe ajo e Agim Diçit, poetit zëgjëmimshëm, veprimtarit të paepur të kulmimeve kombëtare, polemistit të zjarrtë dhe mendjes së bukur, atij që guxoi të mendonte dhe të shprehej, siç ai e ndjente, pa e vrarë mëndjen, se kishte prej tyre që mendonin ndryshe, që turfullonin dhe shanin, duke nxjerrë në pah kulturën e urrejtjes, si shprehje e papajtueshmërisë.E megjithatë ai iku, iku për të mbetur këtu, shumë më shumë se çfarë do të mund të marrë me vete në këtë ikje që ju dha një vit më parë, më 24 qershor 2024. Iku pa e përmbushur plotësisht misionin e tij, sepse kishte gjithnjë diçka për të thënë,...