Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti lundrues të ankoruar në Portin e Durrësit raportoi se jahti i tij nuk ndodhej më në vendin ku ishte lënë disa ditë më parë. Pronari i jahtit, në kallëzimin e tij pranë komisariatit të Policisë së Durrësit, ka deklaruar se rreth orës 14:00 ishte njoftuar se mjeti mungonte në vendin e ankorimit. Menjëherë ai ka vënë në dijeni Kapitenerinë e Portit, Policinë Kufitare dhe më pas ka paraqitur kallëzimin pranë komisariatit. Pas këtij njoftimi, institucionet janë vënë menjëherë në lëvizje. Vetëm pak minuta më pas, personat që kishin marrë jahtin në mënyrë të paautorizuar, janë rikthyer sërish në vendin ku mjeti ishte ankoruar, në tentativë...