Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zhduket jahti në Durrës, tre persona ndalohen nga policia
Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim nga pronari i një mjeti lundrues i ankoruar në portin e qytetit, i cili ka konstatuar mungesën e jahtit të tij. Dori Alikaj, pronari i jahtit “Tamomar 2”, ka deklaruar në polici se rreth orës 14:00 është njoftuar se jahti nuk ndodhej në vendin ku ishte ankoruar pak ditë më parë. Ai ka kontaktuar menjëherë Kapitenerinë e Portit të Durrësit dhe Policinë Kufitare, dhe më pas ka bërë kallëzim në komisariat. Pas ndërhyrjes së shpejtë të institucioneve, personat që kishin marrë mjetin lundrues në tentativë për të dalë nga akuariumi janë kthyer në vendin ku jahti ishte ankoruar. Policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë për të sqaruar rrethanat...