Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Ekzekutimi i Elton Javorit në Fier, Prokuroria çon për gjykim vëllezërit Gashi dhe 3 të tjerë për moskallëzim krimi e përkrahje të autorit
Fier – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë të pandehur për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 dhjetor 2023, ku mbeti i vrarë shtetasi Elton Javori, 41 vjeç.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit Kreshnik Gashi dhe Agim Gashi, vëllezër, janë akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Ngjarja ndodhi në lagjen “16 Prilli”, në rrugën “Kujtim Majaci”, ku viktima po drejtonte një mjet tip “Porsche Cayenne” në momentin kur është qëlluar me armë zjarri nga të pandehurit.Reklama...