Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            I burgosur politik, Salianji kërkon lirim me kusht, avokati: Raporti i sjelljes nga burgu i Fierit pozitiv. Ja kur merret vendimi
                            Mesditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv. Gjykata njoftoi se, në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti.